Showbiz

Khloe Kardashian refuzon të veshë rroba shtatzënie

Khloe Kardashian tani është në pritje të fëmijës së saj të parë, por ka thënë se refuzon të veshë rroba shtatzënie për aq sa të jetë e mundur.

Kardashian është duke pritur fëmijën e parë me burrin e saj, basketbollistin e NBA, Tristan Thompson.

E ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, për të folur rreth shtatzënisë dhe pritjes së fëmijës së tyre, ajo ka thënë se do të veshë rroba që nuk janë për shtatzëna deri sa të jetë e mundur.

“Tremujorin e parë askush nuk e dinte që jam shtatzënë, e kjo për shkak të rrobave që vishja”, ka thënë ajo.

Thompson në fakt, tashmë është baba i një djali nëntë muajsh që quhet Oliver, me ish të dashurën e tij Jordan Craig.