Showbiz

Dafina Zeqiri sqaron çështjen e prejardhjes

Descriptive Text

Këngëtarja Dafina Zeqiri në një intervistë në emisionin “1 Kafe me Labin” në KTV ka sqaruar çështjen e prejardhjes së saj.

Javë më parë ajo ishte akuzuar se ka mohuar prejardhjen e saj shqiptare, duke prezantuar veten në mediat amerikane si suedeze, transmeton Koha.net. Zeqiri ka hyrë në tregun ndërkombëtar me këngën e saj “Four Seasons”, në të cilën paraqitet edhe reperi i mirënjohur French Montana.

Vibe ditë më parë kishte shkruar se, “French Montana i bashkohet yllit suedez të popit, Dafina Zeqiri në videoklipin e saj ‘Four Seasons’”.

Image

“Të gjithë ata që më njohin e dinë se kam lind dhe jam rrit në Suedi, kur kisha 17 vjet kam ardhur në Kosovë. Mediat në Amerikë i referohen vendit ku jam lind. Unë gjithmonë ju bëj me dije gazetarëve që nuk do të kisha qenë kjo Dafinë që jam sot pa karrierën dhe përvojën në Kosovë”, ka thënë Dafina Zeqiri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se është shumë krenare që është shqiptare, dhe në fund përshëndeti publikun me simbolin shqiptar, shqiponjën dy krenare që e bëri me duar.