Showbiz

Brad Pitt nuk ofroi miliona për ndarje nga Angelina Jolie

Brad Pitt nuk i ka ofruar Angelina Jolie “Marrëveshjen për ndarjen e madhe” prej 100 milionë dollarëve.

Më herët mediat kishin raportuar se Jolie kishte refuzuar ofertën e Brad në vlerë prej 100 milionë dollarësh. Por, një burim ka thënë për Gossipcop, se raportimi ka qenë i pasaktë dhe plotësisht i rrem, transmeton ksp.

Mediat kishin shkruar se arsyeja e ofrimit të kësaj shume ishte se Brad nuk është i interesuar për vazhdimin e lidhjes me Jolie, por kjo e fundit dëshiron që ata të jenë ende së bashku.

“Me shpresë se Angelina do të pranonte ndarjen, Brad kërkoi një marrëveshje financiare, të cilën ia ofroi avokatit të Jolie, por ajo e kishte poshtë këtë ofertë si dhe çdo ofertë tjetër që mund të vinte nga Brad”, kishte shkruar më herët revista Life and Syle.