Showbiz

Shuhet legjenda e Bollywoodit

Aktori legjendar indian, Shashi Kapur, heroi romantik i kinemasë indiane ”Bollywood”, vdiq sot në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan mjekët e spitalit të Mumbait ”Kokilaben Dhirubhai Ambani”.

Kapur vinte nga një familje të aktorësh, producentësh dhe personalitetesh të teatrit.

Ai nisi karrierën e tij si aktor në moshë të re në fund të viteve 1940 duke u shfaqur në filmat e prodhuar nga i ati, Prithviraj Kapur dhe vëlla i tij Raxh Kapur.

Në vitet 1970 -1980, Shashi Kapur luajti një sërë rolesh kryesor në Bollywood përkrah aktorit të njohur, Amitabh Bachchan në filmat si ”Deewar” (1975), ”Kabhie Kabhie” (1976) dhe ”Namak Halaal” (1982).

Gjithashtu, Kapur ka luajtur në filma në gjuhën angleze si ”I zoti i shtëpisë” (1963) dhe ”Të jesh Shekspir” (1965) nga kompania e prodhimit të filmave “Merchant-Ivory Productions”.

Ai ishte një nga producentët e filmave më të suksesshëm i vlerësuar me shumë çmime në filmat si ”Makthi” (1978) dhe ”Rruga 36 Chowringhee” (1981), në të cilin luante gruaja e tij, Jeniffer Kendall.

Kapur u nderua me çmimin “Dadasaheb Phalke”, më i rëndësishmi në kinematografinë indiane.