Showbiz

Resorti ku Harry e Meghan pranuan të martoheshin

Lajmi se ata të dy kanë vendosur të martohen ka bërë bujë kohët e fundit dhe në befasi nuk u kap vetëm familja mbretërore britanike, por edhe shumë media rozë.

Bëhet fjalë për fejesën e princit britanik Harry me Meghan Markle.

Harry ka treguar se propozimin për martesë ia kishte bërë Marklet në momentin që ajo ishte duke gatuar, por pa treguar vendin.

E vendin e zbulon “The Sun”. Sipas tabloidit britanik, propozimi dhe vendimi i përbashkët për t’u martuar është marrë në një resort luksoz turistik të vendosur në mes të natyrës së egër të Botsvanës në Afrikë, transmeton tch.

{gallery}