Showbiz

Johansson në lidhje serioze me aktorin e njohur

Aktorja Scarlett Johansson dhe Colin Jost konfirmuan lidhjen e tyre javën e kaluar në New York dhe raportohet se kjo lidhje është serioze.

Johansson dhe Jost, sipas shoqërisë së tyre, kanë njoftuar njëri-tjetrin te familjet respektive.

“Ata kanë rënë në dashuri. Është serioze. Respektojnë dhe përkrahin karrierën e njëri-tjetrit. Janë të lumtur bashkë”, ka thënë një burim për revistën “People”.

“Ajo është takuar shpesh me Colinin. U mori kohë që të jenë të afërm, por tani janë bashkë. Scarlett është e lumtur me Colinin”, ka thënë ky burim.

Raportimet për lidhjen e mundshme të tyre nisën vitin e kaluar në sezonin e fundit të emisionin “Saturday Night Live”, në të cilin Colin, 35-vjeçar, është kryeredaktor.

Image