Showbiz

Aktori aksidentalisht publikon posterin e filmit të ri

Aktori Tom Holland që luan rolin e Spidermanit për studion Marvel ka kaluar nëpër telashe të mëdha të martën mbrëma pasi aksidentalisht ka publikuar një poster të filmit më të ri “Avengers”.

21-vjeçari ishte “live” në Instagram kur vendosi që të hapte një dhuratë që ia kishte bërë aktori Mark Ruffalo, i cili luan rolin e Hulkut.

Në këtë dhuratë ishte posteri “sekret” i filmit “Avengers: Infinity War”, por këtë nuk e kishte ditur aktori britanik i Spidermanit, i cili hapi dhuratën dhe lexoi letrën sekrete të kolegut.

Mbishkrimin “sekret” nuk e sheh aktori, i cili nga paniku detyrohet të ndalë transmetimin e drejtpërdrejt në Instagram.