Showbiz

Aktori veteran përdor marihuanë ndaj sëmundjes

Descriptive Text

Patrick Stewart ka zbuluar se përdor marihuanën si medikament ditor për ta ndihmuar që të përballet me simptomat e artritit.

Aktori 76-vjeçar, këtë rrëfim e ka bërë derisa i ka dhënë përkrahje iniciativës së parë të Universitetit të Oxfordit për të studiuar përfitimet mjekësore të bazuara në kanabis.

Ylli i serisë së filmave “X-Men”, ka thënë se përdor marihuanën si medikament për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Koha.net.

“Dy vjet më parë, në Los Angeles, një doktor më tha leje që të blija produkte të kanabisit, të cilat do të më ndihmonin kundër artritit që e kam në dy duart”, ka thënë Stewart.

“Kjo sëmundje është gjenetike. Nëna ime kishte çrregullime të mëdha në duar. Unë kam blerë produktet e kanabisit dhe më kanë ndihmuar shumë. Këto produkte i përdor vetëm natën, pasi ndalon dhimbjen dhe fle më qetë”.