Showbiz

Dua Lipa ndez publikun në New York

Descriptive Text

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon të japë performanca të bukur në turin e saj nëpër botë.

Pas Torontos, ajo ka dhënë performancë të jashtëzakonshme edhe në New York, në të cilën ka kënduar hitet e saj, transmeton Koha.net.

Ajo e cilëson këtë performancë si një nga më të mirat e saj.

“New York, një nga shfaqjet e mia favorite, 24.11.2017, ‘The seli-titled tour’”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Më poshtë keni disa video nga performanca e saj e fundit, në të cilat mund të shihni se edhe publiku këndon së bashku me të.