Showbiz

Greta Koçi nesër sjell “Përsëri”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka njoftuar se nesër do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri.

“Përsëri” titullohet kënga që, sipas këngëtares, është muzikë nga shpirti.

“Nesër do të dëgjoni muzikë nga shpirti... E ndjerë dhe e kënduar me zemër, nga unë... për të gjithë ju! Uroj të jetë kënga që do të godasë zemrat tuaja... Jeni gati për nesër”, ka pyetur ajo fansat e saj me një fotografi në Instagram.“Nuk ka dashni” me Genc Prelvukajn është kënga e saj e fundit e lansuar gjatë verës.