Showbiz

Modelja Kerr në pritje të fëmijës me krijuesin e “Snapchatit”

Modelja e njohur Miranda Kerr është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Evan Spiegel.

Bukuroshja 34-vjeçare, nënë e djalit Flynn, të cilin e ka me aktorin Orlando Bloom, fëmijën e parë me krijuesin e aplikacionit “Snapchat”, Evan Spiegel.

“Miranda, Evani dhe Flynn mezi po presin ardhjen e anëtarit të ri të familjes”, ka thënë një zëdhënës i çiftit.

Miranda më herët gjatë vitit kishte thënë se do të provojë për fëmijë pas martesës me Spiegelin.