Showbiz

George Clooney lë aktrimin për politikë

Descriptive Text

Aktori i njohur George Clooney i ka dhënë fund karrierës si aktor, duke shokuar në këtë mënyrë të gjithë fansat e tij.

Ai në një intervistë për “Sunday Times” deklaroi se largohet nga bota e filmit.

“Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, kam 56-vjeç. Kam mjaft para”, ka thënë aktori.

Shkak i largimit nga skena e filmit është bashkëshortja e tij, Amal dhe binjakët e tyre pesë muajsh.

“Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, andaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht serish”, ka shpjeguar Clooney.

Sipas tij, së shpejti mund ta shohim në ndonjë rol politik, transmeton kp.

“Për shkak të gjendjes aktuale në politike, mendoj për këtë fushë. Në politikë gjithmonë kam qenë i kyçur. Babai im ishte në garë për kongres, familja ime është gjithmonë këtu. Do të përpiqem të ndihmoj ashtu siç di më së miri”, ka thënë Clooney.

Ndryshe, filmi i tij i fundit ishte 'Money Monster' nga viti 2016.