Showbiz

Swift tejkalon Rihannan në YouTube

Taylor Swift ka lëshuar së fundi një seri këngësh të reja, të cilat duket se po i shpaguhen.

Numri i abonentëve në kanalin e Swiftit, YouTube Vevo, ka kaluar Rihannan.

Të premten, Swift kishte mbi 25,892,700, derisa Rihanna kishte të paktën 25,884,300 abonentë.

Ylli i popit, Katy Perry, e cila viteve të fundit është në armiqësi me Taylor Swift, ka 25,372,600 abonentë.

Swift është kthyer në skenën muzikore pas një kohe të gjatë me këngën “Look What You Made Me Do”, e cila i kushtohet fuqisë dhe tradhtisë.

Ajo ka paralajmëruar albumin e ri “Reputation” për datën dhjetë nëntor.

Në shtator ajo ka edituar këngën e dytë “...Ready for It?”, ndërsa në tetor lansoi edhe këngën tjetër me video-klip “Gorgeous”, transmeton ksp.

Nuk ka vonuar shumë dhe Swift publikoi edhe këngën e katërt “Call It What You Want” në kanalin e saj YouTube Vevo, këtë të enjte në mesnatë.

Ndërkaq, Rihanna nuk ka lansuar ndonjë këngë të re për më se një vit.