Showbiz

Pretendimet e fundit për sulme seksuale kundër Wenstetin mund ta çojnë drejt arrestimit

Pretendimet e fundit për sulme seksuale kundër producentit të njohur Harvey Weinstein, mund të rezultojnë në akuzat e para penale.

Kështu ka thënë një burim për CNN, duke thënë se ky është rasti më i mirë që kanë pasur deri tani për ta arrestuar atë, transmeton Koha.net.

Ky burim ka shtuar se disa detektivë besojnë se tani kanë prova të mjaftueshme që Weinstein të arrestohet.

Në një konferencë për media e cila u mbajt dje, Shefi i detektivëve Robert Boyce, e përshkroi çështjen e aktores Paz de la Huerta si shumë të besueshme për shkak të aftësisë së saj për të artikuluar çdo lëvizje të dhunës ndaj saj.

De la Huerta, aktore në filmat “Walk to Remember” dhe “Boardwalk Empire”, pretendon se Weinstein e përdhunoi në banesën e saj në dy raste të ndryshme në vitin 2010.

{gallery}