Showbiz

Gigi Hadid shpallet Femra e Vitit nga “Glamour”

Supermodelja botërore, Gigi Hadid, është një prej femrave më të preferuara të momentit. Bukuroshja është shpallur nga revista ‘Glamour’ si Femra e Vitit.

Gigi Hadid ka pozuar për revistën “Glamour”, duke treguar se është femra më “in” e momentit.

Me veshjen e saj, xhaketë lëkure, me shkëlqim e ngjyrë hiri, shfaqet e buzëqeshur, në gjendje perfekte. Në paraqitjet e saj, ajo gjithmonë dëshmon veçantinë dhe bukuri.

Me anë te një postimi në rrjetin social Instagram, ajo pëcjell një falënderim për vleresimin e “Glamour”.

Gigi Hadid me të drejtë e merr çmimin Femra e Vitit, pasi ajo po konsiderohet si femra më atraktive në botë.

Ajo është modelja më e shtrenjtë në botë dhe konkurohet vetëm nga emra te tille si, motra e saj, Bella Hadid dhe Emily Ratajkowski.

Image