Showbiz

Kelly Clarkson: Doja të vrisja veten

Descriptive Text

Kelly Clarkson ka zbuluar se ka tentuar të vriste veten pasi e detyruan të humbiste peshë në fillim të karrierës së saj muzikore.

Në një intervistë të dhënë për “Attitude”, këngëtarja 35-vjeçare është shprehur se presioni për të qenë e dobët për shkak të karrierës e ka bërë atë të ndihej e trishtuar.

“Kur unë isha shumë e dobët, doja të vrisja veten”, citon topalbaniaradio

Të ketë thënë Clarkson.

Këngëtarja e hitit “Because of You”, e cila në shkollë të mesme ka vuajtur nga çrregullimi në ushqim, ka thënë për revistën se ajo ishe periudha më e errët e karrierës së saj.

“Mendova se e vetmja mënyrë ishte të vrisja veten. Më dhimbnin gjunjtë dhe këmbët sepse gjatë gjithë kohës isha me kufje dhe vrapoja. Isha gjatë gjithë kohës në palestër”.