Showbiz

Arrestohet reperi amerikan, Nelly

Reperi i mirënjohur amerikan, Nelly është arrestuar pasi që një grua e akuzoi për dhunim gjatë turneut të tij muzikor në Uashington.

Burimet e TMZ-së thonë se rasti kishte ndodhur në ora 3.45 sipas kohës lokale dhe Nelly, emri real i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr, është identifikuar nga viktima, transmeton kp.

Ai akuzohet për dhunim të shkallës së dytë dhe është dërguar në mbajtje.

Në prill 2015, Nelly po ashtu ishte arrestuar pasi policia gjeti drogë dhe armë gjatë një turneu të tij.