Showbiz

Shakira ndahet nga Pique

Pas gjashtë vjetësh Shakira dhe Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan portali spanjoll Cottileo, duke iu referuar mediave kolombiane.

Mediat shkruajnë se çifti është ndarë që disa muaj dhe tash kanë marrë vendimin përfundimtar, transmeton KosovaPress.

Këngëtarja nga Kolumbia thuhet se ka vendosur t’i japë fund lidhjes dhe është zhvendosur nga shtëpia e tyre në Barcelonë.

Çifti për herë të fundit ishte paraqitur në publik në muajin korrik, në martesën e bashkëlojtarit të Pique në Barcelonë, Lionela Messi me Antonella Roccuzzo në Argjentinë.

Futbollisti 30-vjeçar dhe këngëtarja 40-vjeçare nuk kanë komentuar informacionet për ndarje, por Cottileo shkruan se lajmi është konfirmuar nga njerëzit e tyre të afërt.

Shakira dhe Pique kanë dy djem, 4-vjeçarin Milan dhe i 2-vjeçarin Sasha.