Showbiz

“1 Kafe me Labin” në KTV, me koncept krejt të ri

Ndonëse emisioni do të mbajë emrin “1 Kafe me Labin”, ky emision në KTV do të vijë krejt ndryshe.

Emisioni i njohur do të vijë ndryshe, duke filluar nga studiot si dhe koncept në tërësi.

Veçantia e këtij emisioni do të jetë humanizmi që Labi do të tregojë me qytetarët që ai takon në rrugë.

Ai do të bëjë të pamundurën që t’ua plotësojë ëndrrat qytetarëve me të cilët do të takohet në rrugët e Prishtinës dhe jo vetëm.

Labinot Gashinë “N’GAS’Z” të KTV-së ka thënë se nuk do t’i lë anash shqiptarët që jetojnë në diasporë.

“Do të ketë edhe shumë emisione nga studiot në Gjermani, Zvicër e Francë”, ka thënë ai.