Showbiz

Samanta e 2Ton bëhen “Bashkë”

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë Samanta Karavella dhe 2Ton shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e ri.

Pas njoftimit për bashkëpunim, dyshja tani ka publikuar një pjesë të klipit të ri.

Kënga do të publikohet të mërkurën, më 8 mars.

“Si Ai” mban titullin kënga e fundit e Samantës e publikuar katër muaj më parë, ndërsa 2Ton javën e shkuar publikoi “Vip Zona”.