Showbiz

Portreti i Shën Terezës në “Guinness”, e bën Muzeun pikë reference në nivel ndërkombëtar

 

Prishtinë 6 mars - Muzeu i Kosovës tashmë është pronar i një eksponati të veçantë dhe sipas drejtuesve të këtij institucioni, vendi ku ruhet trashëgimia kulturore e shtetit është i vetmi i këtij lloji në Evropë, që posedon një eksponat, që është përfshirë në librin e rekordeve botërore “Guinness”.

Nëpërmjet “Largest staple mosaic” (Mozaikut më të madh me kapëse teli) ku është portretizuar Shën Tereza, Muzeu i Kosovës përcjell mesazhe paqeje, shkruan sot “Koha Ditore”. Autori i mozaikut, Saimir Strati, ka pranuar certifikatën, që dëshmon se vepra e tij tashmë është pjesë e Librit të rekordeve botërore. Lajmi është publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të rekordeve “Guinness”.