Showbiz

Eminemi vendos ta shesë rezidencën e tij në Michigan

Reperi i mirënjohur amerikan, Eminem ka vendosur që ta shesë rezidencën e tij në Michigan për gjysmën e çmimit që e kishte blerë.

Sipas Trulias rezidenca e Eminemit do të shitet për 2 milionë dollarë, të cilën e kishte blerë 14 vjet më parë për 4.75 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Rezidenca përmbanë gjashtë dhoma të gjumit, nëntë banjo dhe shtrihet në 17,000 metra katrorë.

Çdo dhomë gjumi është një suitë, kështu që ka mjaft hapësirë brenda, dhe ka gati gjashtë hektarë në periferinë veriore të Detroitit.

Baza e rezidencës përfshin fusha tenisi, një pishinë me ujëvarë dhe një banjë, një "kabinë argëtimi" dhe një shtëpi mysafirësh me dhomën e vet të lojës.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet e kësaj rezidence.

{gallery}