Showbiz

“BTS” paralajmëron festimin e 10-vjetorit në Seul

Descriptive Text

Kanë kaluar dhjetë vjet të mrekullueshme prej se grupi i muzikës K-Pop, “BTS”, debutoi në skenë dhe tani, 7 anëtarët e grupit po planifikojnë ta festojnë këtë përvjetor jubilar në kuadër të festivalit “FESTA”.

Festivali i përvitshëm mbahet më 17 qershor në Seul të Koresë Jugore. Paralajmërimi u bë përmes një videoje disa sekondëshe të shoqëruar me sloganin, “BTS Presents Everyëhere”.

Ngjarja në ishullin Yeouido të Seulit, do të jetë e hapur për publikun dhe më shumë informacion rreth festivalit “FESTA” do të bëhen të ditura së shpejti.

Grupi “BTS” e shënoi paraqitjen e parë në toplistën “Billboard” në vitin 2013, kur kënga e tyre “No More Dreams” debutoi në venin e 14-të , ndërsa shtatë vjet më vonë u ngrit në pozitën e dytë. Nga atëherë, bendi i përbërë nga shtatë anëtarë i ka thyer disa rekorde në skenën e muzikës.

Këto vjetët e fundit kanë qenë goxha emocionuese për djemtë e “BTS” edhe individualisht, pasi që të gjithë kanë arritur të krijojnë hite si solo artistë, duke i poshtuar toplistat anembanë botës.