Showbiz

Komedia “No Hard Feelings” me Jennifer Lawrence

Descriptive Text

Jennifer Lawrence vjen si protagoniste në komedinë “No Hard Feelings” si personazhi i quajtur Maddie, një shofere e re e Uberit, e cila nuk ka fat në jetë dhe për të fituar të holla detyrohet ta bëjë një marrëveshje jo të këndshme, që rrjedh nga një reklamë e Craiglist.

Bashkë me të në rolin kryesor është dhe aktori Andrew Barth Feldman, i cili e portretizon një 19-vjeçar të quajtur Percy, i cili hyn në aventura të pakëndshme me Maddien. Feldman është një aktor i ri në skenën e Hollywoodit pasi ka luajtur vetëm në romancën e Netflixit, “A tourist’s guide to love”, disa muaj para publikimit të trailerit “No hard feelings”.

Në anën tjetër, regjisori i filmit, Gene Stupnitsky, ka thënë se e ka shkruar rolin e Maddiet posaçërisht për Jenniferin. Ashtu si shumë nga filmat e saj të tjerë, Lawrence në projektin e ardhshëm do të vijë gjithashtu në rolin e producentes.

23 qershori është data e paraparë për shfaqjen e filmit “No Hard Feelings” në ekran të madh.