Showbiz

Aktori i njohur amerikan lirohet nga spitali

Jamie Foxx po e merr veten pasi kaloi disa koha në spital, ka thënë vajza e tij.

Corinne Foxx ka thënë se babai i saj ka dalë nga spitali pas disa javësh.

Aktori 55-vjeçar ishte pranuar në spital për shkak të një “komplikimi mjekësor”, raportoi BBC.

Së pari për të u raportua më 12 prill, por nuk ishte e qartë arsyeja e shtrirjes në spital.

Megjithatë dihet se nuk ka pësuar ndonjë incident në xhirime.

Shumë prej emrave të njohur si Vin Diesel dhe Jeremy Renner i kanë shprehur mbështetje gjatë hospitalizimit.

Foxx fitoi një Oscar si aktori më i mirë për filmin “Ray” në vitin 2005.