Showbiz

Jeremy Renner e falënderon një person të veçantë për rikuperimin e tij

Pas plagëve të rënda që i pësoi në një aksident me makinë për heqjen e borës në Janar, Jeremy Renner, ka atribuuar një zonjë të veçantë në jetën e tij për rikuperimin e shpejtë.

Në një postim të fundit në Instagram, Renner e identifikoi të bijën, Ava, si burimin e forcës së tij, teksa ia dedikoi një shkrim të bukur me rastin e ditëlindjes së saj të 10-të.

“Urime Ditëlindjen e 10-të!!!! Shumë krenar për ty në çdo mënyrë të mundshme. Përqafimet e tua dhe dashuria jote më kanë shëruar shumë shpejt. Falë teje unë jam këtu dhe jam më i fuqishëm se më parë. Unë jam babai yt, mbrojtësi yt dhe jam vetëm i yti”, shkruhej në postimin e aktorit të shoqëruar me një fotografi ku shihet në përqafimin e Avas.

Image

Ylli i filmave të studios “Marvel” e ka vajzën me ish-gruan e tij, Sonni Pacheco. Çifti ishin bashkë në kohën kur Ava lindi dhe u martuan pak kohë më pas. Ata u shkurorëzuan pas 10 muajve martesë dhe e ndajnë kujdestarinë e së bijës.

Aktori po ashtu e ka dhënë intervistën e parë televizive nga ngjarja e cila gati sa nuk ia mori jetën. Ai i tha gazetares Diane Sawyer se ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës sa makina po e shtypte ngadalë, por ai kishte zgjedhur të mbijetojë dhe të mos dorëzohej në asnjë moment. Po ashtu Reener deklaroi se do ta bënte sërish të njëjtën gjë për t’ia shpëtuar jetën nipit të tij. Intervista ekskluzive do të transmetohet në kanalin ABC më 6 prill.

Më 1 janar të këtij viti në shtëpinë e tij në Reno të Nevadas, Renner u lëndua në përpjekje për ta ndihmuar një anëtar të familjes, vetura e së cilit kishte ngecur në borë. Por fatkeqësisht aktori përfundoi i bllokuar nën makinën gjigante për largimin e borës, e cila i shkaktoi lëndime serioze ortopedike.

Që nga atëherë, Renner ka zbuluar se ka thyer mbi 30 kocka dhe vazhdimisht është kujdesur t’i informoj fansat e tij rreth procesit të shërimit. Së fundmi u konfirmuar se aktori do të marrë pjesë në një ngjarje e cila e shënon lansimin e projektit televiziv, “Rennervations”, e cila zë vend në teatrin “Regency Village” në Los Angeles me 11 prill.

Lajmi për planet e tij për të marrë pjesë në këtë premierë vjen vetëm disa ditë pasi, Renner, u pa përsëri në këmbë duke përdorur një pajisje të veçantë për ta ndihmuar atë të ecë përsëri.