Showbiz

14-vjeçarja kroate që “çmendi” jurinë e The Voice me interpretimin e “Mockingbird”

“Herë pas here më duket se po i ëndërroj të gjitha këto dhe se nuk po ndodh në realitet”, ka thënë 14-vjeçarja me prejardhje kroate Emma Filipoviq, e cila në fundjavë “detyroi” të gjithë jurinë e The Voice Kids në Gjermani të shtypnin butonin e kuq për 30 sekonda. Madje, shkaktoi një ovacion të madh nga publiku.

Vajza e qeshur, me flokë të gjata pushtoi studion në Berlin të dielën me interpretimin e saj brilant të këngës “Mockingbird” të reperit amerikan Eminem.

Tashmë kur është dita e dytë që nga performanca e saj, kënga e saj është në trendin e parë në YouTubein gjerman, ndërsa në TikTok videot e saj kanë shkuar virale. Njëra prej tyre ka gjashtë milionë shikime.

“Kjo vajzë është magjike. Tregoi si bëhet repi. Si mund të jetë një fëmijë kaq i lezetshëm? Kjo vogëlushe është më e mirë se Eminemi”, ishin disa nga komentet për të pas performancës.

Performanca detyroi tre nga katër juritë të shtypnin butonin e kuq brenda 10 sekondave. Vetëm dyshja, Smudo dhe Michi Beck, që janë si një, shtypën butonin në fund. Dhe pikërisht ata, Emma i zgjodhi si mentorë për garën e mëtejme.

Emma ka thënë se dëshirën për të dëgjuar muzikë rep e ka marrë nga vëllai i saj.

“Mockingbird”, e cila sapo ka kaluar një miliard dëgjime në Spotify, është një këngë veçanërisht e dashur për Emman, sfondin e së cilës ajo e ka studiuar tërësisht.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers, i cili fitoi Oscarin për këngën më të mirë origjinale për filmin “Eight Mile”, ka një vajzë Hailie, së cilës ia dedikon këngën, kur ishte bashkë me të dashurën e tij të shkollës së mesme Kimberly Anne Kim Scott. Eminem ishte 23 vjeç asokohe. Kënga ishte publikuar në vitin 2004.

VIDEO: