Showbiz

Bebe Rexha në mesin e të nderuarve në “iHeart Awards”

Descriptive Text

U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards” në teatrin “Dolby” në Hollywood. Yje të shumtë të muzikës ishin të pranishëm në këtë ngjarje, në mesin e së cilëve edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.

Gjatë mbrëmjes, ajo madje u nderu me një çmim në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit dance”, për bashkëpunimin e saj të suksesshëm me producentin David Guetta, “I’m Good (Blue)”.

Fituesja e çmimit kryesor në ceremoninë e së hënës ishte, Taylor Swift, e cila e rrëmbeu shpërblimin Kënga më e mirë e vitit” për hitin “Anti-Hero”. Në këtë kategori ajo i mundi yjet më të mëdhenj të muzikës si, Harry Styles, Lizzo, Doja Cat, Jack Harloë dhe Justin Bieber.

Në fillim të mbrëmjes, Doja Cat u emërua “Artistja më e transmetuar e vitit”. Këngëtarja 27-vjeçare e falënderoi ekipin e saj të mrekullueshëm për të cilët tha se i meritojnë të gjitha sukseset e mundshme, si dhe fansat që e mbështesin vazhdimisht në këtë rrugëtim.

Artistet latine, Becky G dhe Karol G, e rrëmbyen trofeun në kategorinë “Kënga më e mirë latine dhe reggaeton”, për bashkëpunimin e tyre shumë të pëlqyer nga publiku, “MAMIII”.

Aretisti amerikan 39-vjeçar, Cole Swindell, u nderua me çmimin “Kënga më e mirë country” për hitin e tij, “She Had Me At Heads Carolina”.

Ndërsa ylli i njohur britanik, Harry Styles, u emërua “Artisti më i mirë i vitit”. Ai nuk qe i pranishëm në ceremoni, por i falënderoi organizatorët e “iHeart Awards” për këtë nderim prestigjioz.

Gjatë mbrëmjes, kantautorja Pink e pranoi shpërblimin “Icon Award” që e nderon karrierën e saj muzikore, dhe më pas e solli një performancë fantastike me artistët, Kelly Clarkson dhe Pat Benetar.