Showbiz

Brie Larson refuzon t’i përmbahet skenarit të Hollywoodit

Ylli i filmit “Room”, Brie Larson, e ka konfirmuar ndarjen nga i dashuri i saj, Elijah Allan-Blitz.

Aktorja 33-vjeçare e cila e filloi lidhjen romantike me muzikantin e famshëm në vitin 2019, thotë se tani ka mbetur pa punë, pa shtëpi, pa partner dhe pa ndonjë plan për të ardhmen. Por, kjo nuk po e ndalon ta shijojë lirinë e saj në maksimum.

Duke folur për revistën “Harper’s Bazaar” për planet e së ardhmes dhe shpresat për të krijuar familje, Larson tha: “Nuk kam ndonjë punë që më pret. Aktualisht nuk kam shtëpi, paertner apo ndonjë plan konkret”.

Aktorja e shpërblyer me “Oscar”, e cila e filloi lidhjen me Allan-Blitzin pas ndarjes nga vokalisti i grupit “Phantom Planet”, Alex Greenwald, megjithëkëtë shpreson që një ditë të bëhen nënë por nuk ka ide si apo kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ajo pohon se për momentin po e shijon këtë periudhë të aventurave në jetën e saj dhe po e kalon kohë duke udhëtuar, duke e eksploruar botën, duke vizituar ekspozita të artit dhe duke e rifreskuar krijimtarinë e saj. Pa këtë, ajo nuk do të mund ta pranonte një punë tjetër.

“Nuk më ka mbetur më asgjë për të ofruar si aktore apo si person, prandaj e kam të domosdoshme ta përjetojë në maksimum këtë periudhë të aventurave dhe lirisë së plotë”.

Gjatë romancës së tyre, Brie dhe Elijah kanë bashkëpunuar në projektin e bazuar në realitetin virtual, “The Messy Truth VR Experience”, i cili ua fitoi një shpërblim “Emmy”. Pasi e filluan lidhjen, ata kaluan një vit larg syrit të publikut duke e pranuar publikisht se janë bashkë në vitin 2020 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve akademike, kurse për herë të fundit janë parë së bashku në shtator të vitit të kaluar.

Në intervistën e saj të fundit, Larson gjithashtu tregoi që pavarësisht faktit se ishte e para që e portretizoi një superheroinë në filmat e bazuar në universin kinematik “Marvel”, ajo për pak e humbi mundësinë për ta luajtur Captain Marvel në ekran të madh, për shkak të problemeve me ankthin.

“Kisha frikë se çfarë do të më ndodhte. Nuk isha e sigurt në çfarë bote po futesha dhe nëse këto ishin zgjedhjet e duhura për t’i bërë si artiste”.

Në dy vitet e fundit, aktorja ka zhvilluar vetëbesim dhe një ndjenjë më të fortë të vetvetes. Meritat për këtë ajo ia atribuon përfshirjes në palestër. Duke i kushtuar rëndësi kujdesit ndaj mirëqenies së saj, Larson mësoi gjëra të reja për rreth vetes, karakterit dhe aftësive të saj, dhe faktit se mund të thoshte jo për gjërat që nuk i pëlqen t’i bëjë.

Aktorja i ka dy projekte të përfunduara që pritet të lansohen së shpejti. Filmi “Fast X”, që është vazhdimi i fundit në serinë e filmave aksion “Fast & Furious”, dhe “Lessons in Chemistry”, një adaptim i librit ‘bestseller’ të autores Bonnie Garmus, i realizuar nga platforma Apple TV+ dhe ku Brie vjen në rolin e aktores dhe producentes ekzekutive.

{gallery}