Showbiz

The Weekend, artisti më i popullarizuar në botë

Descriptive Text

Abel Tesfaye, i njohur nga publiku me emrin artistik The Weeknd, është statistikisht muzikanti më i popullarizuar në planet dhe askush tjetër nuk i afrohet.

Suksesi i këngëtarit 33-vjeçar ka bërë që ai të vendosë dy tituj të rinj të rekordeve botërore Guinness: Artisti me më së shumti dëgjues në Spotiry, gjithsej 111.4 milionë, dhe Artisti i parë që i arrin 100 milionë dëgjues në muaj në platformën e njohur muzikore.

Aktualisht, The Weeknd i ka pothuajse 30 milion dëgjues më shumë se Miley Cyrus, e cila pozicionohet e dyta në listë me 82.4 milionë dëgjues. Pas saj renditen artistë tjerë të suksesshëm si, Shakira, Ariana Grande, Taylor Sëift, Rihanna dhe Ed Sheeran.

Shifrat gjithnjë në rritje të transmetimit në Spotify, vijnë pak kohë pasi The Weeknd e publikoi versionin remix të hitit “Die For You” me Ariana Granden, i cili u bë viral në TikTok. Kënga arriti të pozicionohet në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira, “Billboard”, dhe njëkohësisht e shënon bashkëpunimin e katërt ndërmjet dy artistëve, pas projekteve, “Love Me Harder”, “Off the Table” dhe “Save Your Tears”.

Po ashtu, ky nuk është titulli i parë i këngëtarit kanadez në Librin e Rekordeve Botërore Guinness. Në vitin 2016 atij iu dhanë dy certifikata; një për albumin më të transmetuar në Spotify dhe qëndrimin e më së shumti javëve të njëpasnjëshme në top-dhjetëshe të “Billboard’s Hot 100” nga një artist mashkull.

Nga debutimi në skenën muzikore me “Kis Land”, The Weeknd i ka publikuar pesë albume të incizuara në studio. I fundit ishte “Dawn” i lansuar në viti 2022 dhe i cili mbetet projekti i tij më i vlerësuar nga kritikët, deri më sot.

Hiti “Blinding Lights” nga albumi i katërt i kantautorit të famshëm, “After Hours”, vazhdon të jetë kënga më e transmetuar në Spotify, me më shumë se 3.4 miliardë transmetime. Më herët këtë rekord e mbante kënga “Shape of You” nga artisti britanik, Ed Sheeran.