Showbiz

“All of Those Voices”, doumentari i Louis Tomlinsonit

Descriptive Text

Këngëtari britanik, Louis Tomlinson, po ia prezanton botës një anë të tij të re përmes dokumentarit të titulluar, “All of Those Voices”, i cili e shënoi premierën në Londër. Në këtë ngjarje ai shoqërohej edhe nga anëtari tjetër i bendit “One Direction”, Liam Payne, i cili e mbështeti mikun e tij mbi qilim të kuq.

Në videot e shpërndara në Twitter, Payne shihet duke bërë foto dhe duke u përshëndetur me fansat teksa hyn në premiere.

Në një pjesë të trailerit, Tomlinson flet për ditët e tij si anëtarë i grupit rekordthyes “One Direction”, dhe faktin se është pjesëtari me më së shumti këngë të shkruara për grupin e famshëm anembanë botës.

“Krejt papritur, ndihesha se po e kontrolloja karrierën time muzikore. Dy vjetët e para, nga themelimi i grupit, më dukej sikur nuk isha vetvetja dhe nuk kisha ndonjë ndikim të madh në grup. Kur mendoj se sa krenar jam për ‘One Direction’, mendoj për të gjithë anëtarët. Por, nëse më pyet se çfarë më bënë krenar si individ, si pjesëtar i atij bendi, atëherë do të thosha definitivisht se ndihem krenar për faktin se i kam shkruar shumicën e teksteve të këngëve tona që përfunduan duke u shndërruar në hite anembanë globit. Kjo më bënë të ndihem i rëndësishëm për bendin dhe kjo është e gjitha që e dëshiroja”.

Dokumentari vjen me regji të Charlie Lightening dhe fokusohet në jetën e Tomlinsonit dhe rrugëtimin e tij muzikor. Ai kompletohet me video të papara më herët nga jeta familjare e këngëtarit, dhe xhirime nga prapaskenat e turneut botëror të vitit 2022.

“All of Those Voices” lansohet nëpër kinema më 22 mars.