Showbiz

Lovato debuton si regjisore me dokumentarin “Child Stars”

Këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare, Demi Lovato, e cila karrierën e filloi në serialin televiziv për fëmijë, “Barni and Friends”, kur ishte vetëm 10-vjeçare, është duke e bërë një film të ri për platformën Hulu.

Sipas revistës “Rrolling Stone”, dokumentari e sjell historinë e personaliteteve të famshme që janë rritur në syrin e publikut dhe vështirësitë që vijnë me të qenit vazhdimisht në qendër të vëmendjes, dhe gjithçka do të rrëfehet përmes pikëpamjes të disa prej personave më të famshëm në botë të cilët janë bërë të famshëm si fëmijë.

“Nuk ka film apo teme me te mire për debutim tim regjisorial sesa kjo histori, e cila është shumë e ngjashme me jetën time. Projekti jone sjell fokus mbi disa mesazhe të rëndësishme për rritjen në sytë e publikut, duke mësuar t’i mbrojmë kufijtë tonë dhe të vendosim për fatin tonë. Jam mirënjohëse që do të kemi rastin të mësojmë nga persona të cilët e kanë jetuar eksperiencën unike e të qenit fëmijë të famshëm, dhe t’i ndajmë historitë e tyre përmes filmit tonë”, deklaroi Lovato.

Ka mbetur ende për t’u konfirmuar cili nga personat që ishin të famshëm si fëmijë do të intervistohet nga Demi për dokumentarin e ardhshëm, por platforma Hulu mendon se këngëtarja e hitit “Skyscraper”, e cila për herë të parë u detyrua të futet në një qendër rehabilituese në vitin 2010, kur ishte vetëm 18-vjeçare, dhe ka luftuar me varësinë nga alkooli, abuzimin me drogat, çrregullimet me ushqyerje dhe probleme të tjera shëndetësore, ishte personi i përkryer për ta eksploruar këtë temë.

Belisa Balaban, përgjegjëse për dokumentarët dhe projektet pa skenarë të prodhuara nga Hulu, përmes një deklarate për media tha: “Përvoja dhe marrëdhëniet personale të Demit janë të gjitha të theksuara me shumë guxim në këtë film hulumtues. Publiku jonë ka qenë prej kohësh i interesuar rreth pop kulturës, dhe historia e Demit, me të gjitha të vërtetat e vështira, përshtatet në formë unike me rrëfimet që ne në Hulu jemi të interesuar t’i sjellim në ekran”.

Filmi dokumentar, “Child Stars”, do ta ketë premierën në Hulu në vitin 2024.