Showbiz

Tyga i blen Avril Lavigne një gjerdan në vlerë prej 80,000 dollarësh

Avril Lavigne ka marrë një dhuratë të çmuar nga Tyga.

Burimet mund të konfirmojnë se reperi i “Rack City”, i ka dhuruar këngëtares një gjerdan të bërë me porosi nga Mavani & Co Jewelry, i cili i kushtoi atij 80,000 dollarë.

Themeluesi i Mavani & Co Jewelry Eric Mavani thotë se bizhuteria përmban 50 karat diamante të bardhë dhe të zi, si dhe safirë rozë.

Në një imazh të gjerdanit të shpërndarë në Instagram shihen detajet e mahnitshme të gjerdanit.

Muajin e kaluar, një burim i tha PEOPLE se Lavigne dhe ish-i fejuari i saj e kishin ndërprerë fejesën e tyre.