Showbiz

Levine dhe Prinsloo shfaqen më të lumtur se kurrë

Më pak se dy muaj prej kur Adam Levine dhe Behati Prinsloo e mirëpritën në jetë fëmijës e tretë së bashku, çifti i njohur i showbizit u shfaq në publik me shumë stil dhe glamur. Ata e ndoqën ndejën e përvitshme e cila mbahet pas ceremonisë “Oscar”, dhe organizohet nga revista “Vanity Fair”. Me këtë rast, këngëtari dhe bashkëshortja e tij supermodele nuk ngurruan të pozojnë para fotografëve dhe dukeshin më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë.

Dyshja ende nuk e ka konfirmuar publikisht ardhjen në jetë të fëmijës së tretë, dhe nuk kanë ndarë hollësi rreth gjinisë apo emrit të foshnjës. Ata janë prindër edhe të dy vajzave, Dusty Rose dhe Gio Grace.

“Shtëpia duket si një zonë lufte. Është e mrekullueshme. Unë e dua kaosin dhe e pranojë atë”, deklaroi muzikanti në një intervistë të fundit në emisionin “On-Air With Ryan Seacrest”.

Modelja e “Victoria’s Secret” e bëri të ditur lajmin e shtatzënisë në shtator të vitit të kaluar, kur e postoi një foto në Instagram që e shfaqte barkun e saj të fryrë. Sidoqoftë, lajmi i lumtur u njollos me skandalin në të cilin u përfshi Levine. Ai u akuzua për tradhti nga një modele e Instagramit, e cila deklaroi se ai madje ka tentuar t’ia vë emrin e saj foshnjës së çiftit. Sipas Sumner Stroh, ajo dhe Levine e kishin pasur një lidhje më të gjatë së një vit. Përmes një videoje të postuar në TikTok, ajo zbuloi hollësi rreth aferës të cilën e kishin gjatë kohës sa ai

Këngëtari amerikan i mohoi akuzat për tradhti, por tha se është përgjegjës për gjykim të dobët duke folur në mënyrë flirtuese me dikë tjetër, përveç gruas së tij.

Adam dhe Behati e filluan romancën në maj të vitit 2012, kurse dy vjet më vonë e kurorëzuan lidhjen me martesë.