Showbiz

Ed Sheeran kthehet në rrjetet sociale pas një kohe “të trazuar”

Këngëtari Ed Sheeran ka treguar se si “gjërat e trazuara” në jetën e tij personale çuan në një pushim nga rrjetet sociale, por i ka siguruar fansat se “gjërat tani janë duke u përmirësuar”.

31-vjeçari - i cili ka dy vajza, me gruan Cherry Seaborn - pranoi se disa postime në rrjetet e tij sociale janë bërë “pak të mërzitshme” pas një kohe të vështirë, por këmbënguli se gjërat po përmirësohen.

“E kuptoj që nuk kam qenë aq i angazhuar në rrjetet e mia sociale ose në bazën e fansave në internet gjatë dy vjetëve të fundit dhe gjërat që janë postuar në këtë llogari mund të jenë bërë pak të mërzitshme. Më vjen keq, është faji im. Arsyeja pse po e bëj këtë video është, thjesht duke qenë plotësisht i sinqertë, më kanë ndodhur disa gjëra të trazuara në jetën time personale, kështu që nuk më pëlqente të isha online dhe të pretendoja se jam diçka kur nuk jam e s’ndihesha ashtu”, ka thënë Sheeran.

Më 4 nëntor të vitit të kaluar, Sheeran paralajmëroi fansat se do ta mbyllte Instagramin.