Showbiz

“Coldplay” është gati ta përfundojë albumin e 10-të

Frontmeni i “Coldplay”, Chris Martin, ka zbuluar së fundmi se grupi është afër realizimit të albumit më të ri.

Ai ka thënë se albumi do të titullohet “Moon Music”, i cili është vëllimi i dytë i “Music Of The Spheres”.

Martin ka thënë për Toronto’s City News se fansat duhet të presin edhe pak për ta pasur albumin në duar.

"Ne po përfundojmë një album të quajtur 'Moon Music' i cili është vëllimi i dytë i 'Music Of The Spheres', por që nuk do të dalë për pak”, ka thënë Martin.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse albumi i tyre i dhjetë do të përmbajë duete.

“Coldplay” ka realizuar vitin e kaluar turneun e tij në SHBA dhe Evropë.