Showbiz

Shoqet ia urojnë martesën Rita Orës në videoklipin e ri

Descriptive Text

Rita Ora ka paralajmëruar ditë më parë se është duke e bërë gati këngën e saj më të re.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka publikuar të mërkurën në rrjetet sociale një pjesë nga videoklipi i këngës.

Në klip është përfshirë një pjesë ku disa prej shoqeve të saj e urojnë Ritën për martesën. Në mesin e tyre janë personazhet e famshme si: Lindsay Lohan, Addison Rae, Kristen Stewart, Chelsea Handler etj.

Kjo pjesë ka ngritur idenë se urimet e martesës kanë qenë për martesën e vërtetë të Ritës, atë me regjisorin, Taika Waititi verën e kaluar.

Kënga pritet të publikohet më 27 janar dhe ka titullin “You Only Love Me”.