Showbiz

Netflixi e paralajmëron shoun special të komedianit Chris Rock

Platforma digjitale Netflix dhe komediani amerikan, Chris Rock, e kanë ndarë një trailer të shkurtër të bashkëpunimit të tyre të ardhshëm, një shou special komik me titull “Selective Outrage”.

Ky do të jetë projekti i parë i këtij lloji që transmetohet live në platformën e famshme, derisa tashmë është konfirmuar edhe lajmi se do të jetë në dispozicionin e publikut mbarë botërorë pas dy muajve.

“Chris Rock është një nga zërat komik më ikonë dhe më të rëndësishëm të brezit tonë. Jemi të emocionuar që e gjithë bota do të jetë në gjendje ta përjetojë një ngjarje humoristike të drejtpërdrejtë të Chris Rockut, dhe të jetë pjesë e historisë së Netflixit. Ky do të jetë një moment i paharrueshëm dhe ne jemi kaq të nderuar që Chrisi po e realizon këtë projekt madhështor”, deklaroi përmes një komunikate për media, Robbie Praw, nënkryetari i Netflixit përgjegjës për formatin komik. 

Emisioni “Chris Rock: Selective Outrage” transmetohet live të shtunën më 4 mars. Në pamjet e shkurtra të lansuara për publikun, bëhet e ditur se nuk do të ketë shkurtime apo rimontim të skenave dhe programit. 

“Selective Outrage” njëkohësisht e shënon shoun e shtatë humoristik të Rockut, dhe të dytin të realizuar me Netflixin. I pari titullohej “Tambourine” dhe u lansua në shkurt të vitit 2018 me regji të, Bo Burnham. 

Një temë që me siguri do të preket në shoun “Selektiv Outrage” është incidenti mes Rockut dhe aktorit Will Smith në ceremoninë “Oscar” të këtij viti, ku komediani u godit me shuplakë në fytyrë nga ylli i serialit ikonik “Fresh Prince of Bel-Air”.