Showbiz

Brad Pitt feston ditëlindjen e 59-të me Ines de Ramonin

Aktori i njohur amerikan, Brad Pitt, vazhdon të nxitë spekulime se është në lidhje dashurie me Ines de Ramonin.

Gjatë fundjavës ata u fotografuan së bashku, derisa kishin dalë për ta festuar ditëlindjen e 59-të ta aktorit.

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes dyshes filluan në muajin nëntor, kur u spikatën së bashku në një koncert të rokerit Bono në Los Angeels.

Pitt dhe de Ramon besohet se arritën në koncert së bashku, para se të shoqëroheshin nga Cindy Crawford, bashkëshorti i saj Rande Gerber dhe aktori Sean Penn.

Ata madje u fotografuan të kapur dorë për dorë, teksa e shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sipas disa burimeve, çifti i ri i showbizit po planifikon ta kalojë natën e Vitit të Ri së bashku.

{gallery}

De Ramon në të kaluarën ka qenë e martuar me aktorin e serialit “The Vampire Diaries”, Paul Wesley. Martesa zgjati vetëm tri vjet. Ata u shkurorëzuan në maj të këtij viti. Bukuroshja 32-vjeçare banon në Kaliforni dhe ndërsa gjuha e saj amtare është frëngjishtja, ajo gjithashtu i flet edhe katër gjuhë të tjera si, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe anglisht.

Ndërkohë, Pitt, i cili e ndanë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve me aktoren Angelina Jolie, ka qenë i përfshirë në një betejë të gjatë të shkurorëzimit me të, që nga viti 2019. Së fundmi u spekulua se ishte në lidhje romantike me modelen Emily Ratajkowski. Para martesës me Jolien, ai ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, nga viti 2000 deri në 2005.