Showbiz

Bebe Rexha të premten publikon videoklipin “That’s It”

Descriptive Text

Bebe Rexha, si një nga këngëtaret më aktive në skenën muzikore në Amerikë, së shpejti do të publikojë edhe projektin e ri muzikor.

Bebe, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, paralajmëroi edhe këngën e radhës, në të cilin ka bashkëpunuar me reperët e famshëm amerikanë, Gucci Mane dhe 2 Chainz . “That’s it” titullohet kënga e re, e cila kohë më parë u publikua në versionin audio ndërsa videoklipi i së cilës do të publikohet të premten.

“Këtë të premte, That’s It’”, ka shkruar Bebe poshtë fotografisë, ku ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët e saj, Gucci Mane dhe 2 Chainz.

Bebe Rexha ditë më parë, performoi në skenën e festivalit modern “Europa Plus Live” në Moskë. “I got you” ishte kënga e parë që u këndua nga Rexha, duke mos munguar edhe këngët hite si “ Me myself and I”, dhe “The Way I Are”. Në mesin e publikut u panë edhe fansa të flaktë të këngëtares, të cilët përveç që këndonin këngët e Bebe Rexha, kishte prej tyre që edhe u përlotën.