Showbiz

Coldplay nderon Chester Benningtonin me interpretimin e “Crawling”

Rok grupi i mirënjohur Coldplay gjatë turnet në Amerikën Veriore ka nderuar ish-këngëtarin e Linkin Park, Chester Bennington, duke interpretuar këngën e këtij grupi, “Crawling”.

Chris Martin interpretoi në New Jersey “Crawling” për të kujtuar Benningtonin, i cili bëri vetëvrasje më 20 korrik, transmeton Koha.net.

“Kohë pas kohe duam të interpretojmë disa këngë, dhe kjo është ajo që do të bëjmë tani, shpresoj që është në rregull. Mund të mos tingëllojë aq mirë, por është menduar në mirëbesim. Kjo është për të gjithë ata që iu mungon dikush që e njihni. Kjo është për të gjithë komunitetin e muzikantëve”, i kishte thënë Martini publikut para se të interpretonte këngën.