Showbiz

Cardi B me dedikim prekës për reperin e ndjerë Takeoff

Ylli i muzikës rep, Cardi B, vazhdon të jetë e pikëlluar për vdekjen e papritur të reperit, Takeoff.

Pas kohë pas ceremonisë përkujtimore për anëtarin e grupit të njohur muzikor, “Migos”, që zuri vend të premten (11 nëntor) në Atlanta, Cardi i shfrytëzoi rrjetet sociale për t’ia dedikuar disa fjalë prekëse reperit të ndjerë.

“Takeoff vdekja jote e papritur ka sjell shumë dhimbje dhe pikëllim në jetët tona. Ndikimi yt në këtë botë ishte shumë i rëndësishëm dhe ne po e kemi vështirë ta përballojmë këtë tragjedi. Më është thyer zemra por edhe jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet e çmuara që i kemi krijuar gjatë kohës sa ishte me ne. Vdekja jote është një makth i vërtetë dhe dhimbja që po e përjetojmë është e pakrahasueshme”, deklaroi reperja e cila është e martuar me anëtarin tjetër të grupit “Migos”, Offset.

Takeoff, anëtari i tretë i grupit të nominuar për “Grammy”, krahas xhaxhait të tij Quavo dhe kushëririt Offset, vdiq nga të shtënat me armë zjarri teksa ishte duke festuar me shoqëri në Houston më 1 nëntor.

Cardi, e cila në të kaluarën ka bashkëpunuar me “Migos”, po ashtu tregoi për boshllëkun që vdekja e tij e ka lënë tek dy anëtarët tjerë të grupit të famshëm të muzikës rep.

“Boshllëku që Offset dhe Quavo po e ndiejnë është i papërballueshëm dhe lutem që t’ua japësh atyre, miqve dhe familjarëve, fuqinë për ta vazhduar jetën tutje, teksa po provojnë ta përballojnë humbjen tënde”, përfundoi Cardi.

Reperja e njohur amerikane, dedikimin e saj prekës e përmbylli duke e theksuar ndikimin e rëndësishëm që grupi “Migos” e kishte në industrinë e muzikës. Gjatë karrierës së tyre, grupi tre anëtarësh i lansoi katër albume të incizuara në studio, dy prej së cilave debutuan në vendin e parë të toplisës së 200 albumeve më të mira, “Billboard”.

Grupi po ashtu e pati një hit të pozicionuar në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira, “Bad and Boujee”, e cila u publiku në vitin 2016 dhe erdhi në bashkëpunim me reperin, Lil Uzi Vert.