Showbiz

Rihanna publikon këngë pas gati shtatë vjetësh pauzë

Rihanna ka publikuar këngë të premten, për herë të parë në afërsisht shtatë vjet.

Fituesja e çmimit Grammy për nëntë herë, publikoi këngën e saj të re "Lift Me Up" në mesnatën e së premtes, këngën e saj të parë solo që nga albumi “Anti” i vitit 2016, raportoi revista “People”.

"Më ngri lart, më mbaj poshtë, më mbaj afër, e sigurt dhe e shëndoshë," këndon Rihanna në kor.

Kënga është paraqitur në kolonën zanore të filmit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe shërben si një homazh për aktorin e ndjerë, Chadwick Boseman. Ylli i Black Panther vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në gusht të vitit 2020, në moshën 43-vjeçare.

“Pasi fola me Ryan dhe dëgjova drejtimin e tij për filmin dhe këngën, doja të shkruaja diçka që portretizonte një përqafim të ngrohtë nga të gjithë njerëzit që kam humbur në jetën time. U përpoqa të imagjinoja se si do të ndihesha nëse do të kisha mundur t'u këndojë atyre tani dhe të shpreh se sa shumë më mungojnë ata”, tha Tems, i cili ka bashkë-shkruar këngën me Rihanna.

"Rihanna ka qenë një frymëzim për mua, kështu që të dëgjoj të përcjellë këtë këngë është një nder i madh”, është shprehur ai.

Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky dolën publikisht disa ditë përpara publikimit të këngës për premierën e filmit “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Anxhelos të mërkurën. Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti.