Showbiz

Dua Lipa pretendente për çmim në “People’s Choice Awards 2022”

Dua Lipa është e nominuar në njërën nga kategoritë e çmimeve në “People’s Choice Awards 2022”, që do të mbahet më 6 dhjetor, në Santa Monica të Kalifornisë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore është nominuar në kategorinë “The concert tour of 2022” për turneun e saj “Future Nostalgia” i cili është zhvilluar në tri kontinente: Amerikë Veriore, Evropë dhe Amerikë Jugore”.

Dua do të ketë kundërkandidatë për këtë çmim disa prej emrave më në zë në industrinë e muzikës aktualisht: Lady Gaga, BTS, Billie Eilish, Bad Bunny, Ed Sheeran e Harry Styles.

Billboard raportoi të mërkurën se Bad Bunny kryeson me më së shumti nominime për këtë vit, me gjithsej shtatë sosh. Pas tij, më së shumti nominime ka Harry Styles, me gjithsej gjashtë sosh.

Nominimet për turneun më të mirë të vitit 2022:

BTS: Permission to Dance on Stage

Bad Bunny: World’s Hottest Tour

Billie Eilish: Happier Than Ever, The World Tour

Dua Lipa: Future Nostalgia Tour

Ed Sheeran Tour

Harry Styles: Love on Tour

Lady Gaga: The Chromatica Ball

Luke Combs: The Middle of Someëhere Tour