Showbiz

Bieber mendon se Ye ka gabuar me komentet ndaj gruas së tij

Descriptive Text

Ylli kanadez i muzikës, Justin Bieber, mendon që Kanye West e ka kaluar kufirin e tolerancës, me komentet e fundit ndaj gruas së tij, Hailey Bieber.

Bëhet e ditur se këngëtari 28-vjeçar është shumë i zemëruar me reperin Ye, pasi ky i fundit foli publikisht kundër bashkëshortes së tij modele të cilën edhe e ofendoi, shkruan portali “Female”.

“Justin e mbron jashtëzakonisht shumë Haileyn. Ai është i zemëruar nga sulmi i Kanyes ndaj saj, me ç’rast tha gjëra lënduese dhe të pavërteta për të”, deklaroi një burim i afërt me këngëtarin.

Hailey u shenjëstrua nga reperi kontrovers pasi ajo e mbështeti publikisht redaktoren e revistës “Vogue”, Gabriella Karefa-Johnson, e cila pas sfilatës së fundit të Kanyes, e kritikoi atë për bluzat mbi të cilat shkruhet “White Lives Matter”.

Tani, Justin po e distancon veten nga Kanye dhe është fokusuar në mbështetjen e gruas së tij në çfarëdo forme që është e nevojshme.

“Ai mendon se përgjatë vjetëve ka qenë mik i vërtetë i Kanyes, dhe ka provuar të tregoj empati për të në të kaluarën. Por, reperi e kaloi çdo kufi të tolerancës me komentet e tij ofenduese ndaj Haileyt dhe kjo gjë nuk është në rregull”, tha një burim për emisionin “Entertainment Tonight”.

Ylli i hitit “Stronger” është kritikuar nga shumë njerëz, përfshirë këtu artistë të ndryshëm, për koleksionin e ri të veshjeve që po konsiderohet mjaft provokues, e të cilin redaktorja Gabriella Karefa-Johnson e përshkroi si “dhunë e pastër”. Fraza raciste “White Lives Matter” ka kohë që përdoret nga grupet neo-naziste dhe supremaciste, si kundërpërgjigje ndaj lëvizjes, “Black Lives Matter”.

pasi West e përbuzi publikisht Johnsonin, për shkak të pakënaqësisë me vlerësimin që ajo ia dha koleksionit të tij, Hailey përmes rrjeteve sociale i ofroi asaj mbështetje.

Hailey, e cila ka qenë modele e markave të njohur të modës si, “Guess”, “Ralph Lauren” dhe “Tommy Hilfiger”, në mesazhin e saj në Instagram kishte shkruar: “Respekti që e kam për ty është shumë i madh mikesha ime. Për të gjithë ne është një nderë që të njohim, të adhurojmë dhe të punojmë me ty. Ti je personi më i dashur, i talentuar, elegant dhe argëtues që e njoh”, shkruhej në mesazhin e modeles.

Kurse, Ye iu përgjigj postimit të modeles 23-vjeçare duke shkruar: “Hailey me hundën operacion. Justin, ndale gruan tënde para se të zemërohem më shumë. Ti duhej të ishe miku im, apo jo”.

Gjatë karrierës së tij, Kanye West, ka pasur mendime të ndryshme për racizmin në Amerikë, të cilat shpesh e kanë vënë në qendër të vëmendjes së publikut, por edhe e kanë bërë shënjestër të kritikave të ashpra.