Showbiz

Hiti i Coolios, “Gangsta’s Paradise”, rikthehet në toplista

Descriptive Text

Hiti i reperit të ndjerë Coolio, “Gangsta’s Paradise”, është rikthyer në toplistat muzikore pas vdekjes së tij.

Coolio vdiq më 28 shtator në moshën 59-vjeçare. Trupi i tij i pajetë u gjet në shtëpinë e një miku në Los Angeles.

Lajmi për vdekjen e reperit bëri bujë, me ç’rast fansat filluan ta rivizitojnë katalogun e tij muzikor, e në veçanti hitin klasik të vitit 1995, “Gangsta’s Paradise”, që e bëri atë të famshëm anembanë botës.

Bëhet e ditur se kjo këngë është rikthyer në toplista dhe sipas “Billboardit”, vetëm në Amerikë, transmetimi i saj është rritur për 246 për qind.

“Gangsta’s Paradise” u pozicionua në vendin e 55-të në Britani të Madhe, derisa në toplistat e Amerikës gjendet në vendin e 16-të dhe 11-të. Kënga po ashtu po dëgjohet me të madhe në shtete të tilla si, Greqia, Belgjika, Lituania dhe Polonia.

Coolio i kishte katër fëmijë me ish-bashkëshorten, Josefa Salinas, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2000. Ai është baba edhe i gashtë fëmijëve tjerë, nga lidhje të ndryshme.