Showbiz

Kim Kardashian do të paguajë gjobë milionëshe pasi mbështeti kriptovalutat

Ylli Kim Kardashian duhet të paguajë 1.26 milionë dollarë gjobë që ka mbështetur kriptovalutat, në një rast që zyrtarët thonë se është pjesë e një problemi të gjerë në mesin e personave të famshëm, raporton “The Independent”.

Ylli i realiti shoë, nuk ka deklaruar rreth 260 mijë dollarë që i ka marrë nga firma e kriptovalutave EtherumMax, për të promovuar tokenin EMAX, ka thënë Komisioni Amerikan i Sigurimeve dhe Këmbimeve.

Kardashian kishte postuar në Instagram një postim duke promovuar tokenat, dhe kishte përfshirë linkun që përfshin instruksione se si të blihen tokenat.

Në postim Kardashian kishte thënë se ky lajm i është dhënë nga “shoqëria” dhe po ashtu kishte përfshirë informatën “nuk është një këshill financiare”.

Në postimin e publikuar në qershor të vitit 2021 ushte edhe një vide e Kim Kardashianit në të cilin ajo paralajmëronte një njoftim të madh.

Kardashiuan duhet të paguajë gjobë 1 milion dollarë dhe afro 260 mijë dollarë sa ka pranuar për promovim të kriptovalutës.