Showbiz

Era dhe Don Xhoni arrijnë një çerek milionë shikime tetë orë pas lansimit të këngës

Era Istrefi dhe Don Xhoni kanë publikuar të enjten në mesnatë bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga me titull “Hala” është pritur me padurim nga fansat derisa me tu publikuar ka marrë shumë klikime në “YouTube”.

Dyshja është përfolur shumë ditëve të fundit për shkak të publikimit nga ana e tyre të disa fotografive në rrjetet sociale me mbishkrime dashurie për njëri-tjetrin.

“E bukur o si ruse” – ishin fjalët e reperit Don Xhoni, ndërkaq “E du se o bandit”- ishin fjalët e Era Istrefit në këto foto të cilat nxitën spekulime se ata mund të jenë më shumë se kolegë.

Mirëpo me publikimin e këngës, u kuptua se këto dy shprehje janë pjesë të tekstit të saj.