Showbiz

“Disenchanted”, filmi i bazuar në përrallë

Para 15 vjetëve, studioja “Disney” e lansoi një film i cili i rrëmbeu zemrat e shumë njerëzve, “Enchanted”.

Filmi e përfshinte një përzierje të animacionit dhe filmit artistik, dhe ishte projekti i parë që e kaloi kufirin midis një bote stereotipike të përrallave të Disneyt dhe botës reale.

Tani është publikuar vazhdimi i dytë i filmit i titulluar “Disenchanted”. Historia e tij zë vend 15 vjet më vonë, pasi kryepersonazhi Giselle e gjeti dashurinë dhe princin e saj të vërtetë në New York, Robert. Kur ajo fillon të lodhet nga jeta në qytetin e madh, familja e lumtur zhvendoset në një qytezë të vogël të quajtur Monroeville, por shumë shpejtë e zbulojnë se jeta në periferi nuk është sikur në përralla.

Në rolet kryesore të këtij vazhdimi vijnë shumica e aktorëve të filmit të parë, si Amy Adams, Patrick Dempsey, James Marsden, Idina Menzel dhe Rachel Covey. Kastës i është shtuar edhe një personazh i rëndësishëm që vjen i portretizuar nga ylli i komedisë, Maya Rudolph.

“Disenchanted” lansohet për publikun e gjerë përmes platformës digjitale Disney+, më 24 nëntor të këtij viti.