Showbiz

Miley Cyrus e pëson si Dua Lipa, paditet nga i njëjti paparac

Miley Cyrus po përballet me një padi për të drejtën e autorit, mbi akuzat se ajo postoi një imazh të saj në mediat sociale, të paraqitur nga i njëjti paparac që paditi Dua Lipën, për të njëjtën gjë muajin e kaluar.

Në një ankesë të paraqitur të premten në gjykatën federale të Los Anxhelosit, fotografi Robert Barbera pohoi se Cyrus ripostoi imazhin e tij të vitit 2020 – një foto e saj teksa po dilte nga një ndërtesë.

Fotografi pretendon se Cyrus e publikoi fotografinë pa licencë ose asnjë lloj leje për ta bërë këtë.

Miley është superylli i fundit që është po goditet me një gjyq të tillë.

Gjatë viteve të fundit, Justin Bieber, Ariana Grande, Emily Ratajkowski, LeBron James, Katy Perry dhe të tjerë janë përballur të gjithë me raste të ngjashme, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të autorit për shkak të ripostimit të fotografive të paparacëve.

show